sulmi ndaj top channel policia e vlores kerkon nje arme zjarri ne rruge 6421b11a08a05

Sulmi ndaj Top Channel, policia e Vlorës kërkon një armë zjarri në rrugë

March 27, 2023
1 minut lexim

Hetimet për sulmin ndaj Top Channel, ku si pasojë e të shtënave pak pas mesnate humbi jetën dhe një roje sigurie, janë zhvendosur dhe në qytetin bregdetar të Vlorës.

Grupi hetimor dyshon se autorët e këtij krimi të rëndë pasi kanë djegur makinën Range Rover pranë Kavajës janë zhvendosur me një tjetër mjet drejt Vlorës.

Dyshimet janë shtuar dhe më tej, pasi nga këqyrja e kamerave të sigurisë, disa orë pas krimit, në hyrje të Vlorës ka ndaluar një mjet që ka hedhur disa sende të dyshimta që mendohet se kanë qenë armë.

Për këtë arsye, dhjetëra efektivë kanë krehur në këmbë zonën dhe kanë kërkuar nëpër shkurre për ndonjë send të dyshimtë.

Mesnatën mes të dielës dhe të hënës, persona të armatosur qëlluan me armë zjarri në drejtim të godinës së Top Channel që ndodhet në zonën e Kasharit. Breshëria e plumbave ka goditur hekurat dhe xhamat e godinës dhe një prej plumbave ra mbi trupin e 60-vjeçarit Pal Kola, duke i marrë jetën.

Momentalisht, policia po heton në disa pista për këtë ngjarje të rëndë dhe ka sekuestruar pamjet e dhjetëra bizneseve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e saj.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

evropa arrin marreveshjen per makina me karburant edhe pas 2035 6421afb22c165
Story i mëparshëm

Evropa arrin marrëveshjen për makina me karburant edhe pas 2035

szunyog takon perfaqesuesit e komuniteteve roli i pakicave ne zbatimin e marreveshjes se ohrit vendimtar 6421b2b9948d2
Story i radhës

Szunyog takon përfaqësuesit e komuniteteve: Roli i pakicave në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit vendimtar

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë