sulmi ndaj sali berishes mjeku alimehmeti leshon reagimin e forte mund te kishte qene fatale 6392fd9ae8e61

Sulmi ndaj Sali Berishës, mjeku Alimehmeti lëshon reagimin e fortë: Mund të kishte qenë fatale

December 9, 2022
1 minut lexim

Mjeku Ilir Alimehmeti, e ka cilësuar si “atentat” goditjen me grusht t ëish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit. I ftuar në “Wake Up”, Aliehmeti tha se goditja mund të kishte qenë fatale për Berishën. Ai shtoi më tej se kreu i PD-së ka arritur të ruajë humorin dhe ka një meritë të veçantë për atë moment të vështirë.

“Do ta cilësoj si atentat. Një goditje e atij tipi, ka një gjasë për humbje jete. Me një goditje në kokë dhe në moshën e tij, kishte një mundësi për të qenë fatale. E kuptoni sa gjë e rëndë ishte. Barbari, primitivitet, që nuk do donim ta shinim në 2022 ndaj askush, jo më ndaj liderit historik Sali Berisha. Të goditet në mes të protestës lideri historik. Mbajti humorin e duhur të turmës. Meritë absolute në një moment të vështirë,”- tha mjeku.

Çfarë ndodhi në protestë?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, por sot do të dalë në gjyq. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

britania e madhe italia dhe japonia bashkohen per nje avion te ri luftarak 6392fd86b2ee0
Story i mëparshëm

​Britania e Madhe, Italia dhe Japonia bashkohen për një avion të ri luftarak

largohen autobuset private te gjitha do te parkohen vetem para qytetit te shkupit 6392fdfb136c7
Story i radhës

Largohen autobusët privatë, të gjitha do të parkohen vetëm para Qytetit të Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë