Sulmet ruse lënë pa energji elektrike më shumë rajone ukrainase

October 19, 2022
1 minut lexim

Sulmet ruse me raketa dhe dronë në stacionet e energjisë, kanë lënë më shumë qytete, qyteza e fshatra pa rrymë në Ukrainë, kanë thënë autoritetet më 19 tetor.

Sulmet që kanë nisur më shumë se një javë më parë, kanë shkatërruar pothuajse një të tretën e stacioneve energjetike të Ukrainës dhe kanë lënë pa rrymë më shumë se 1.000 vendbanime.

Bombardimet ruse kanë lënë pa rrymë dhe ujë disa pjesë të qytetit Enerhodar, ka thënë, Dmytro Orlov, kryetar i qytetit.

Ky qytet gjendet në afërsi të centralit bërthamor të Zaporizjas, njëherësh më i madhi në Evropë.

Përleshjet e muajve në fundit mes forcave ruse dhe atyre ukrainase afër këtij centrali, patën rritur shqetësimet për mundësinë e një katastrofe bërthamore.

Edhe një termocentral në Krivih Rih, qytet që shtrihet në pjesën qendrore dhe jugore të Ukrainës, është dëmtuar rëndë nga bombardimet ruse, duke lënë rajone të mëdha pa rrymë dhe ujë, ka thënë guvernatori rajonal.

Forcat ruse kanë shënjestruar dhe rajonin jugor, Mikollaiv, me dronë kamikazë në orët e hershme të 19 tetorit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bllokohen 20,000 kokrra vezë/ AKU vendos 21 milionë lekë gjoba në Korçë

Story i radhës

Shenja se lagështia në dhomën tuaj është shumë e lartë

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë