Sulmet mbi EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, reagon ambasadori amerikan

Sulmin me shok bombë ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it e ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në Twitter.

Ai ka kërkuar që përgjegjësit të ndëshkohen.

“SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë.

Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, shkroi Hovenier në Twitter.

Story i mëparshëm

EULEX: Ndaj patrullës tonë në veri u hodh një shok-bombë

Story i radhës

I sulmuan me HIMARS, ukrainasit pretendojnë se në Melitopol kanë vrarë 200 ushtarë të Kadyrovit

Të fundit nga