I sulmuan me HIMARS, ukrainasit pretendojnë se në Melitopol kanë vrarë 200 ushtarë të Kadyrovit

Ukrainasit kanë filluar një sulm në qytetin Melitopol në jug të vendit, ku me përdorimin e sistemit të avancuar raketor amerikan HIMARS, kanë arritur të godasin me precizitet pozicionet e ushtarëve rusë dhe atyre të Ramzan Kadyrovit të Çeçenisë.

Ushtria ukrainase sulmoi bazën e brigadës së 19-të të motorizuar të ushtrisë ruse, ku si pasojë ka pasur shumë të vdekur nga ana e ushtrisë së Putinit.

Sipas Kievit në këtë sulm janë vrarë 200 ushtarë shumica prej tyre pjesëtarë të çeçenëve të Kadyrovit. E shumë prej ushtarëve tjerë që plagosur janë dërguar në spitalet e Krimesë.

Një video amatore shfaq trupat e pajetë të ushtarëve të Kadyrovit, si dhe zjarri që kishte kapluar gjithçka përreth bazës ku ata ishin stacionuar në Melitopol të rajonit të Zaporizhzhia.

E në mesin e vrarë besohet të jetë edhe Murad Saidov, që konsiderohet shumë i afërt me Kadyrovin që e përcillte ngado të lëvizte lideri i tyre

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmet mbi EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, reagon ambasadori amerikan

Story i radhës

Ja se si jeni ju në rolin e vëllait dhe motrës bazuar në shenjën e horoskopit

Të fundit nga