Sulmet kibernetike ndaj bankave në Shqipëri, flet ministri i mbrojtjes: Asnjëherë nuk mund të kemi siguri 100 për qind

I pyetur nga gazetarët se sa të sigurta janë aktualisht sistemet bankare duke marrë parasysh sulmet kibernetike të ndodhura së fundmi në Shqipëri, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi tha se asnjëherë nuk mund të kemi siguri 100 për qind.

Në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Peleshi theksoi para gazetarëve se vigjilenca dhe investimi në sigurinë kibernetike është rritur.

Ministri solli në vëmendje se këto sulme mund të shmangen nëse njerëzit tregohen më vigjilentë.

“Pavarësisht se Ministria e Mbrojtjes nuk është ministria përgjegjëse, mund të konfirmoj, mund të them atë që dihet se nuk ka siguri 100 për qind askush, asnjë institucion qoftë publik apo privat. Por mund t’ju them ama se ne e kemi rritur shumë vigjilencën dhe investimin në mbrojtjen kibernetike”, tha Peleshi.

“Më shumë se 90 për qind e sulmeve kibernetike kanë sukses për faj të faktorit njeri, të mungesës së vëmendjes. Jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët ndërkombëtare, kemi marrë premtime nga NATO dhe SHBA për mbështetje qoftë në infrastrukturë apo me grupe të reagimit të shpejtë në rast sulmi. Nuk është një luftë që fitohet një herë e mirë, sot e përgjithmonë por është një luftë e vazhdueshme”, shtoi Peleshi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moggi: Juventusi nuk ka vjedhur kurrë asgjë nga askush

Story i radhës

Janë publikuar rezultatet e konkurseve për ndarjen e bursave të nxënësve për vitin shkollor 2022-2023

Të fundit nga