Moggi: Juventusi nuk ka vjedhur kurrë asgjë nga askush

I pranishëm në mbledhjen e aksionerëve të Juventusit ishte Luciano Moggi, aksioner i klubit të Juventusit i cili mori fjalën.

“Shumë po pyesin pse kërkova të vij dhe të flas. Më pëlqen të them disa gjëra, erdha për tre arsye.

Erdha të falenderoj Agnellin, nëntë kampionate nuk fitohen kollaj, janë ato gjëra që janë të vështira për t’u kuptuar, por kush është brenda e di sa e vështirë është për një klub që nuk është mbrojtur kurrë ose nuk ka mundur të mbrohet, për këtë arsye është bërë lodër në duart e shumëkujt, sidomos mediave.

Është një epitet i vendosur për Juventusin, që fiton sepse vjedh, por nuk është e vërtetë sepse ai ka fituar gjithmonë në fushë dhe nuk i ka vjedhur askujt asgjë. Ndoshta na kanë vjedhur diçka si në përmbytjen në Perugia. Na kanë vjedhur vitin tjetër kur fitoi Roma kampionatin dhe presidenti i CONI ndryshoi rregullat.

Më pas po ju them për pasaportat meqë dëgjoj disa fjalë, këndojnë vëllezërit e Italisë, pastaj menaxheri i kombëtares është ai që falsifikoi pasaportën e Recoba-s. Italia është kjo. E di se si ka punuar Agnelli, është një gjë e vështirë për t’u shpjeguar.

Unë jam dikush që jam mësuar të jetoj dhe të mos ekzistoj, ende luftoj për Calciopoli. Ne jemi fajësuar për gjërat që kanë bërë të tjerët. Andrea këtu kam një kuti me çelës, këtu është i gjithë Calciopoli. Këto do të dëgjoni Carraron të thotë se Fiorentina dhe Lazio nuk mund të bien nga kategoria, i cili thotë mos e ndihmoni Juventusin para ndeshjes kundër Milanit”, është shprehur Moggi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vrasja në Tetovë: 17 vjeçarja u dërgua në gjykatë, pritet me protestë nga shokët e klasës së të ndjerit

Story i radhës

Sulmet kibernetike ndaj bankave në Shqipëri, flet ministri i mbrojtjes: Asnjëherë nuk mund të kemi siguri 100 për qind

Të fundit nga