Dy raketa ruse goditën komunitetet pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, mbrëmjen e të mërkurës, sipas Oleksiy Kuleba, kreut të administratës shtetërore rajonale të Kievit.
“Natën, armiku nisi një sulm me raketa në një nga komunitetet e rrethit Vyshhorod. Dy goditje u regjistruan,” tha Kuleba. Nuk u raportua për të lënduar apo shkatërrim të infrastrukturës, shtoi ai.
Kuleba tha se një vlerësim i zonave të prekura vazhdon dhe se shpërthimet e tjera të dëgjuara nga ata në zonë ishin nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Sipas guvernatorit të rajonit Dnipropetrovskut, Valentyn Reznichenko, forcat ruse bombarduan rajonin perëndimor të Synelnykove, duke plagosur tetë persona. Distrikti jugor i Nikopolit u bombardua me raketa dhe artileri të rëndë, dhe distrikti i Kryviy Rih u bombardua me raketat Smerch dhe Uragan. Një raketë ruse u rrëzua pranë qytetit të Dnipros.
Ndërkohë, shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet i bëri thirrje të enjten presidentit rus Vladimir Putin të ndalojë sulmet e armatosura në Ukrainë dhe tha se centrali bërthamor i Zaporizhias duhet të çmilitarizohet.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të insistojë në dokumentacion” për të qenë në gjendje të provojë një ditë krimet e luftës, shtoi Bachelet në një fjalim që shënoi fundin e mandatit të saj si Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.