Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në Manhatan, në New York.
Autori, një 51-vjeçar, është arrestuar nga policia pas ngjarjes, teksa u sekuestruan edhe dy thikat që përdori për krimin.
51-vjeçari, një i pastrehë, ishte dënuar në një çështje penale disa muaj më parë, tha kryebashkiaku i New York-ut, pa dhënë detaje të tjera.
Shefi i policisë, Xhosef Keni tha se sulmet ndodhën në një hark kohor prej dy orësh.
Burimi: botasot.info