sulm me thike ne irlande nje i plagosur rende 6a27e27041798

Sulm me thikë në Irlandë, një i plagosur rëndë

June 9, 2026
1 minut lexim

Një person është dërguar në spital me lëndime të rënda pas një sulmi me thikë në veri të Belfastit. Autori mësohet se është arrestuar dhe mbetet në paraburgim.

Ngjarja ndodhi në Kinnaird Avenue rreth orës 22:30. Shërbimi i Ambulancës së Irlandës së Veriut mori një telefonatë për sulmin. Menjëherë pas njoftimi shkuan në vendngjarje.

Pas vlerësimit dhe trajtimit fillestar në vendngjarje, viktima u dërgua në Spitalin Royal Victoria. Deputeti i Sinn Fein, John Finucane e quajti sulmin të tmerrshëm.

“Kjo është thellësisht tronditëse, nuk ka vend për dhunë të asnjë lloji në komunitetet tona”, tha ai.

Këshilltari i Partisë Demokratike Unioniste (DUP), Jordan Doran, tha se ishte i tronditur dhe thellësisht i shqetësuar nga pamjet që qarkulluan në internet pas sulmit me thikë.

“Dhuna e kësaj natyre nuk ka vend në Belfastin verior”, shtoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aksioni policor ne vlore lamallari lufta kunder krimit te organizuar beteje pa kompromis 6a27e212771b0
Lajmi i mëparshëm

Aksioni policor në Vlorë, Lamallari: Lufta kundër krimit të organizuar, betejë pa kompromis

kerkohet paraburgim per nje 36 vjecar nga shkupi dyshohet per dhune ne familje 6a27e5e45afc1
Lajmi i radhës

Kërkohet paraburgim për një 36-vjeçar nga Shkupi, dyshohet për dhunë në familje

Të fundit nga

ShkoLartë