Sulm me kallashnikov në klubin e natës në Kosovë, ambienti i mbushur me klientë

1 minut lexim

Një klub nate ka rënë pre e një sulmi me kallashnikov. Mediat e Kosovës shkruajnë se është sulmuar klubi “Venom” që ndodhet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, konkretisht në Çagllavicë.

Ambienti ka qenë i mbushur me klientë në momentin që është sulmuar, por duke qenë se është qëlluar në fasadën e jashtme nuk ka të lënduar.

Policia e Kosovës e ka rrethuar godinën me shirita të verdhë dhe hetimet vijojnë, por deri më tani nuk është vënë në pranga asnjë person. Nuk dihet ende pse mund të jetë sulmuar klubi i natës, por dyshohet se mund të ketë të bëjë me konfliktet e pronarit të ambientit./gazetaexpress

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Apple Watch Series 8 do të ketë sensor të temperaturës së trupit

Story i radhës

Kokainë e ndarë në doza dhe gati për ta shitur/ Arrestohen 2 të rinj në Tiranë

Të fundit nga