Kokainë e ndarë në doza dhe gati për ta shitur/ Arrestohen 2 të rinj në Tiranë

Policia e Tiranës ka zhvilluar operacionin ‘Stacioni i fundit’, si rezultat i të cilit u arrestuan dy të rinj.

Në pranga u vu një 21-vjeçar me iniciale E.B. dhe një 24-vjeçar me inicial H.V. Dy të rinjtë tentuat të transportonin me makinë , me qëllim shitjen, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Ata u kapën në rrugën “Isuf Elezi”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pasi siguronin lëndën narkotike, e ndanin atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarive kriminale të kryera nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulm me kallashnikov në klubin e natës në Kosovë, ambienti i mbushur me klientë

Story i radhës

Lëvizja BESA: Pranojmë propozimin francez, gjatë ndryshimeve kushtetuese të hiqet “20%” dhe të shkruhet gjuha shqipe

Të fundit nga