Sulimani në top formë

October 25, 2022
1 minut lexim

Si duket gara për golashënuesin më të mirë në Superligën e kadetëve do të jetë mjaft interesante, por duket se talenti i Kumanova Milano 2010, Agan Sulimani, do të jetë një nga pretendentët e “Këpucës së Artë”, shkruan Open-TV.

Sulimani është në formë të mirë dhe në xhiron e javës së gjashtë, e cila u luajt në fundjavë, ai shënoi gol duke kontribuar në fitoren e ekipit të tij ndaj Pelisterit me rezultat 4-3. Sulimani e shënoi golin nga penalltia për rezultatin 3-2.

Pas këtij goli, fantazisti i ri kumanovar arrin në kuotën e 4 golave të shënuar në Superligë.

Sulimani i ka shënuar gola: Rabotniçkit, Makedonija GJP, Shkupit dhe Pelisterit, të gjitha ekipe këto cilësore.

Listën e golashënuesve e kryeson Altin Aliji nga Makedonija GJP me 8 gola.

Por jo vetëm kaq, talenti i kumanovar ka edhe nëntë asiste që kanë ndihmuar në shënimin e golave nga bashkëlojtarët. Kumanova Milano 2010 ka shënuar 17 gola, që është një efikasitet i lartë.

Kumanova Milano 2010 në tabelën e klasifikimit renditet në vendin e gjashtë me 9 pikë nga gjashtë ndeshje (tre fitore dhe tre humbje), aq sa ka edhe Rabotnicki në vendin e katërt. Makedonija GJP është lidere me 16 pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria e RMV-së miratoi vendim për llogaritjen e orës dimërore

Story i radhës

Ursula von Der Leyen nesër në Kuvendin e RMV-së

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë