sulejmani reformat ne arsim jane te domosdoshme rezultatet e testit pisa ishin alarmante 6ae0b02397b9a

Sulejmani: Reformat në arsim janë të domosdoshme, rezultatet e testit PISA ishin alarmante

October 27, 2026
1 minut lexim

Gjendja jo e mirë në sistemin arsimor dhe nevoja urgjente për reforma rrënjësore kanë qenë pjesë e diskutimit të Zëvendësministrit të Arsimit, Driton Sulejmani, gjatë intervistës në podcastin “Fol” me gazetarin Nexhat Aqifi në TV Festa Kumanovë.

Sulejmani bëri të ditur se qeveria tashmë ka miratuar Strategjinë e Re të Arsimit për periudhën 2026–2032, e cila parashikon hapa konkretë për daljen nga kjo situatë.

Zëvendësministri u ndal te pasqyra reale e politikave të kaluara arsimore, duke përmendur rezultatet shqetësuese të testit ndërkombëtar PISA:

“Politikat arsimore të deritanishme, para se të vijë kjo qeveri, i pamë te testi i fundit PISA, ku nuk patëm fare rezultate të mira. Ishim të parafundit, ku fatkeqësisht vetëm Kosova ishte mbrapa nesh. Këto janë efektet që kanë dhënë reformat e atëhershme,” tha Sulejmani.

I pyetur specifikisht për rezultatet e nxënësve në shkollat me mësim në gjuhën shqipe, Sulejmani pranoi se tabloja e përgjithshme është shqetësuese për të gjithë.

Nxënësit kanë vështirësi të sqarojnë atë që lexojnë. Rezultate jo të mira janë shënuar si në matematikë, ashtu edhe në shkencat natyrore e shoqërore.

Për të ndryshuar këtë rrjedhë, Sulejmani theksoi se Ministria e Arsimit ka nisur punën për implementimin e reformave të thella në të gjitha nivelet e arsimit.

“Rezultatet e tilla tregojnë se diçka nuk është në rregull këtu. Mirëpo ne, pa marrë parasysh këtyre rezultateve, vetëm se kemi filluar me reforma rrënjësore në të gjitha nivelet. Qeveria ka sjellë strategjinë arsimore 2026–2032 ku kemi propozuar hapa konkretë. Do të duhet një periudhë kohore për të parë efektet e sakta të këtyre ndryshimeve,” përfundoi Sulejmani.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pasaporta e maqedonise rendiet e 64 ta ne bote qytetaret pa vize mund te udhetojne ne 114 vende 6ae095e23508d
Lajmi i mëparshëm

Pasaporta e Maqedonisë rendiet e 64-ta në botë, qytetarët pa vizë mund të udhëtojnë në 114 vende

mesohet identiteti i viktimes ne istog eshte nga skenderaji 6ae0b08215383
Lajmi i radhës

Mësohet identiteti i viktimës në Istog, është nga Skënderaji

Të fundit nga

ShkoLartë