Suksesin më të madh e arriti Arbnor Bajra

May 24, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës në taekwondo ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian, të mbajtur prej 19-22 maj 2022, në Manchester të Britanisë së Madhe.

“Suksesin më të madh e arriti Arbnor Bajra, i cili shënoi fitore në raundin e parë të kategorisë -74 kilogramë, ndërsa u ndal në raundin e dytë. Renditja përfundimtare për garuesin tonë ishte vendi i nëntë, që vlerësohet sukses.

Pjesëmarrës ishin edhe dy garuesit tjerë, Arbër Azemi, bursist olimpik për Paris 2024, dhe Arbër Bajra, të cilët nuk e patën ditën e tyre, pasi u ndalën në raundin e parë të kategorisë -68 kg, përkatësisht -80 kg.

Iu urojmë më shumë fat taekwondistëve tanë në garat e ardhshme ndërkombëtare”, njofon KOK.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Kërkoni që të marrim pjesë sa për farsë”/ Balla kapet me Dumën: Mos u nxehni, nuk shkelim marrëveshje!

Story i radhës

Gratë përfshihen në sjellje seksuale të rrezikshme me partnerë më tërheqës, zbulon studimi

Të fundit nga

ShkoLartë