Suhareka ngadhënjen në Ohër

min lexim

Debutuesi i elitës së futbollit të Kosovës, Suhareka, ka fituar miqësoren në Ohër, ndaj Voska Sport, anëtar i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti Ajdin Nukiç shënoi pas asistimit të Jakup Berishës.

“Kryetrajneri Duro u ndje i kënaqur ku edhe pati rastin të i inkuadroi të gjithë futbollistët ku tashmë shihen të përgatitur maksimalisht pas dy fazave përgatitore e të hënën mbyllim fazën përgatitore në Strugë për t’u rikthyer stërvitjeve tona në

Suharekë për të qenë të gatshëm në fillimin e edicionit të ri në Superligën e Kosovës”, njofton FC Suhareka.

“Voska Sport ka zhvilluar edhe ndeshjen e pestë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Në ndeshjen e sotme të luajtur në Ohër, kishim përballë skuadrën e Suharekës nga Kosova, e cila sfidë u mbyll me rezultat 0:1 në favor të mysafirëve. 

Ekipi jonë ndeshjen e radhës kontrolluese do ta luaj ndaj KF Arsimit me 31 korrik. 

Gjatë kësaj faze, Voska zhvilloi takime testuese ndaj Pelisterit, Novacit, Elbasanit dhe Ohridit”, shkruan në faqen e FC Voska Sport.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Deri në 14 orë reduktime të ujit në disa lagje të Pejës

Story i radhës

​Njerëzit e lindur në këto tri shenja kritikojnë pa mëshirë të gjithë rreth tyre

Të fundit nga