suhareka ne pulla postare te kosoves 63d2c42a2ca56

Suhareka në pulla postare të Kosovës

January 26, 2023
1 minut lexim

Sot, Filatelia e Postës së Kosovës, lëshoi në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare  “Qytetet e Kosovës-Suhareka”, me pamjet e bukura të këtij qyteti historik të Kosovës.

 

Theranda (Suhareka) e sotme shtrihet në pjesën verilindore të Prizrenit, përkatësisht në Rrafshin e Dukagjinit, që dikur ishte stacion i rëndësishëm në rrugën e vjetër Shkodër – Kosovë, me funksion të qendrës ekonomike dhe administrative të Podgurit të Prizrenit. Është qendër e bukur, e rëndësishme dhe gjendet në rrugën që lidhë Prishtinën, Prizrenin, Ferizajn dhe Rahovecin.

 

Sa i përket gjurmimeve arkeologjike, mund të konstatojmë se lokaliteti i Suharekës ishte i banuar që nga parahistoria. Në lokalitetin Hisari dhe Shiroka, si dhe në ngastrën e kësaj qendre janë gjetur materiale interesante të kulturës materiale, që dëshmojnë qartë ekzistimin e fiseve ilire shumë të hershme.

 

Vendbanimi i Hisarit, përkatësisht gradina parahistorike gjendet në kodrën që ngrihet në pjesën perëndimore të Suharekës, e cila i takon grupit kulturor dardan që u zhvillua gjatë shek. VIII-IV p.e.s., që nga periudha eneolitike.

 

Posta e Kosovës edhe në të ardhmen do të vazhdojë promovimin e vlerave dhe bukurive që ka shteti i Kosovës, përmes imazheve të pullave postare.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

1400 ha toke ne pushtetin e ujit si paraqitet situata nga permbytjet ne shkoder 63d2c4264f0b9
Story i mëparshëm

1400 Ha tokë në pushtetin e ujit/ Si paraqitet situata nga përmbytjet në Shkodër

la liga i refuzon barcelones regjistrimin e kontrates se gavit 63d2c632e44bb
Story i radhës

La Liga i refuzon Barcelonës regjistrimin e kontratës së Gavit

Të fundit nga

Horoskopi i datës 24 maj 2025

Dashi Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për
ShkoLartë