La Liga i refuzon Barcelonës regjistrimin e kontratës së Gavit

La Liga e ka refuzuar kërkesën e Barcelonës për ta regjistruar Gavin si lojtar të ekipit të parë, me një kontratë të re të përmirësuar, sipas burimeve të “ESPN”.

Mesfushori 18 vjeçar pranoi kontratën e re të Barcelonës në muajin shtator, kontratë kjo e cila do ta mbajë Gavin në “Camp Nou” deri në vitin 2026.

Po ashtu, në kontratën e re u përfshi edhe klauzola e lirimit prej 1 miliardë eurosh.

Barça dorëzoi dokumentet drejt La Ligas të mërkurën, duke shpresuar që ta regjistrojë zyrtarisht Gavin në skuadrën e parë, para fundit të merkatos dimërore që përfundon javën e ardhshme.

Deri tani, pavarësisht se luan për ekipin e parë që nga viti 2021, mesfushori spanjoll teknikisht ka mbetur si lojtar i skuadrës së rinjve të Barcelonës.

Burimet i kanë thënë “ESPN” se La Liga e ka refuzuar kërkesën e Barcelonës, sepse klubi nuk ka vend për ta regjistruar Gavin brenda kufirit të shpenzimeve të skuadrës.

Ky vendim nuk vjen si surprizë, pasi që klubi është i vetëdijshëm që kishte hapësirë të vogël për të manovruar.

Barça shpresonte që largimi i mbrojtësit, Gerard Pique, i cili doli në pension në nëntor, dhe sulmuesit Memphis Depay, i cili i është bashkuar Atletico Madridit, do të lironin mjaft hapësirë në faturën e pagave të tyre, por La Liga argumenton se nevojiten veprime të mëtejshme.

Sikurse Gavi, edhe kontrata e Ronald Araujo, e rënë dakord në prill të vitit 2022, gjithashtu nuk është regjistruar ende në La Liga.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Suhareka në pulla postare të Kosovës

Story i radhës

Kryetari i Zagrebit veshi një kostum pune dhe pastroi qytetin bashkë me punëtorët

Të fundit nga