suedia nenshkruan aplikimin per anetaresim ne nato 6283687b57b7c

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO

May 17, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka nënshkruar të martën në mëngjes aplikimin për anëtarësim në NATO, duke u dhënë kështu fund dekadave të neutralitetit ushtarak të shtetit.

Lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA, raporton CNN.

Kjo lëvizje vjen në kohën kur Rusia po vazhdon luftën e saj në Ukrainë.

Kjo është diçka e madhe, diçka serioze dhe duket sikur kemi arritur në përfundimin më të mirë për Suedinë. Nuk e dimë se sa do të marrë aplikimi ynë, mirëpo ne e kemi llogaritur se kjo mund të marrë deri në një vit. Këtë javë aplikimi ynë do të dorëzohet, bashkë me atë të Finlandës dhe pastaj do të procedohet në NATO”, ka thënë ministrja suedeze pas nënshkrimit të aplikimit.

Me këtë, ky vendi i jep fund neutralitetit ushtarak, neutralitet që mbante me dekada.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

feston sot ditelindjen dhe shfaqet me ne forme se kurre sa vjec mbush presidentja osmani foto lajm 628367855dc5b
Story i mëparshëm

Feston sot ditëlindjen dhe shfaqet më në formë se kurrë, sa vjeç mbush presidentja Osmani (FOTO LAJM)

bronckhorst ne jemi ketu sepse e merituam 628368853f765
Story i radhës

Bronckhorst: Ne jemi këtu sepse e merituam

Të fundit nga

ShkoLartë