Suedia hoqi sot masat anti-Covid, Franca heq kufizimet nga 1 marsi

February 9, 2022
1 minut lexim

Suedia hoqi të gjitha kufizimet për COVID-19 pasi pandemia është nën kontroll të plotë, tha të mërkurën Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik.

Karin Tegmark Wisell, kryetarja e agjencisë, theksoi se testet PCR nuk do të përdoren më për shkak të kostove të tyre për qeverinë.

“Kostoja e testeve PCR të kryera javore është 55 milionë dollarë, ndërsa kostoja e tyre mujore është 220 milionë dollarë. Prandaj, ne i kemi dhënë fund përdorimit të testeve COVID-19“, tha Wisell.

Vetëm punonjësit e shëndetësisë do të mund të bëjnë teste PCR falas që nga 9 shkurti, vuri në dukje ajo, duke thënë se tarifat e testimit të atyre që shkojnë jashtë vendit me kërkesën e tyre nuk do të paguhen nga shteti dhe kompanitë e sigurimeve.

Ndërkohë, Suedia ka ndërprerë të mërkurën të gjitha masat si kartën digjitale të udhëtimit, certifikatën e vaksinimit apo testin që u ka kërkuar atyre që vijnë nga vendet e BE’së.

Sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Shëndetit Publik, numri i vdekjeve për shkak të COVID-19 në Suedi është rritur në 16,244, dhe numri i rasteve ka kaluar 2.35 milionë.

Finlanda do të heqë kufizimet për COVID-19 më 1 mars

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha gjithashtu se kufizimet e lidhura me pandeminë në vend do të lehtësohen më 14 shkurt dhe do të hiqen që nga 1 marsi.

Danimarka hoqi plotësisht kufizimet e saj për COVID-19 më 1 shkurt, si e para ndër vendet nordike, ndërsa Norvegjia njoftoi se kufizimet e saj do të hiqen më 19 shkurt.

Që nga dhjetori 2019, koronavirusi ka marrë mbi 5.76 milionë jetë në të paktën 192 vende dhe rajone, me mbi 401.38 milionë raste të raportuara në mbarë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qepues të “pa” mëshirshëm

Story i radhës

Kush puth më mirë? Këto tri shenja horoskopi

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë