Luis Suarez do të largohet nga Atlético e Madridit në fund të sezonit, por jo nga Evropa.
Kështu shkruan “Daily Mail”, sipas së cilës destinacioni i radhës i uruguaianit do të jetë në Premier League.
Sulmuesit 35-vjeçar po i skadon kontrata me “Los Colchoneros” dhe Aston Villa tashmë është interesuar për shërbimet e tij që në janar, me kërkesë të trajnerit Steven Gerrard, ish-shokut të tij të skuadrës te Liverpooli.
Uruguaiani synon një sezon të fundit në Kontinentin e Vjetër, me idenë për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2023, ku do të mbyllë karrierën e tij. Ndoshta me mikun e tij, Lionel Messi, kontrata e të cilit me PSG do të përfundojë më 30 qershor 2023.