Stuhia goditi vendin, rënie inertesh dhe rrëshqitje dherash në Kukës

Vijojnë reshjet e shiut në qarkun e Kukësit. I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe shoqëruar me erë.

Sipas një përditësimi të fundit, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Ka patur rënie inertesh, rrëshqitje dherash dhe bllokime të tumbinave në disa segmente rruge, por nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës, për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre. Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.

Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I demoralizuar dhe i zhgënjyer, ja pse Zelensky është më në krizë se asnjëherë më parë

Story i radhës

Aksident i rëndë në Kosovë, një i vdekur dhe katër të plagosur

Të fundit nga