Aksident i rëndë në Kosovë, një i vdekur dhe katër të plagosur

Një person ka vdekur e katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Sipas mediave të Kosovës, në aksident janë përfshirë tri automjete, një makinë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, njofton policia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Stuhia goditi vendin, rënie inertesh dhe rrëshqitje dherash në Kukës

Story i radhës

Draft-statuti për Asociacionin pranon njohjen e Kosovës

Të fundit nga