Stuhi në Antalya, valë të mëdha goditën zonën bregdetare

Valët e mëdha prej disa metrash të shkaktuara nga stuhia në Antalya dëmtuan anijet dhe shkaktuan ndërprerje të transportit në rajonin turk, raporton Anadolu.

Kushtet e motit në rajon ndikuan negativisht në jetën e përditshme në qytet. Për shkak të dallgëve të shkaktuara nga stuhia, një varkë në Marina u përmbyt dhe shumë të tjera u dëmtuan.

Krahas kësaj, dallgët kanë mbërritur edhe në rrugë, ndërsa qarkullimi në bulevardin Akdeniz është zhvilluar me një korsi në disa pika.

Ekipet e policisë paralajmëruan ata që shëtisin përgjatë bregdetit të jenë të kujdesshëm.

Për shkak të stuhisë, në plazhe shihen pak turistë.





Story i mëparshëm

Hysaj: Na plaste koka që në minutën e parë, as familjarët nuk na donin

Story i radhës

Spasovski: Kemi hapur betejë serioze me strukturat kriminale, shumica prej tyre janë në burg

Të fundit nga