Spasovski: Kemi hapur betejë serioze me strukturat kriminale, shumica prej tyre janë në burg

Në një intervistë javore për Radion Evropa e Lirë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i pyetur për përleshjet që ndodhën në Shkup në periudhën e kaluar, theksoi se më në fund ka një lidhje me të gjitha, duke pasur parasysh se ato banda dhe grupet kriminale janë ndërtuar prej 30 vitesh.

“Më në fund është hapur një front i gjerë nga Ministria e Punëve të Brendshme ndaj këtyre strukturave dhe për këtë ka fakte, prova, argumente konkrete. Po të shikosh strukturat kriminale, luftën kundër trafikut të drogës, luftën kundër trafikut të armëve, kush janë personat që janë arrestuar, cilët janë ata që vuajnë dënimin me burg, këto janë struktura që burojnë nga ato struktura kriminale që kanë qenë në Shkup apo shtet. Nuk ka krime të rënda dhe të lehta, nuk ka kriminelë të vegjël dhe të mëdhenj. Kriminelët janë kriminelë.Në kryerjen e hetimeve penale, sigurimi i provave është puna kyçe që kemi, kështu që nuk ka fare rëndësi nëse ai arrestohet për një krim apo një tjetër, e rëndësishme është të provohet krimi”, tha Spasovski.

Ministri Spasovski theksoi se lufta intensive kundër krimit në periudhën e fundit ka rezultuar me ulje të shkallës së përgjithshme të kriminalitetit në vend për 11% në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022 dhe me rritje të efikasitetit dhe aktivitetit hetimor të policisë për 4%.

“Nëse shikoni përqindjen, do të shihni se sa e lartë është përqindja e zbardhjes së krimeve. Perceptimin tonë duhet ta ndërtojmë mbi fakte dhe argumente. Për fat të keq, ndërtimi i atyre grupeve dhe strukturave kriminale zgjat 30 vjet. Fakti është tani që ne hapëm një betejë serioze që kontribuoi në mbajtjen e shumicës së atyre grupeve kriminale pas hekurave, pavarësisht se për çfarë krimesh janë atje. Po punohet intensivisht për zbardhjen e këtyre krimeve, por është e rëndësishme të mblidhen provat”,shtoi Spasovski.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Stuhi në Antalya, valë të mëdha goditën zonën bregdetare

Story i radhës

Struga po humbet turistët dhe diasporën

Të fundit nga