Studiuesi bullgar, zbulon platformën raciste ideologjike të Beogradit dhe Shkupit ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve

Dobësitë dhe përparësitë e Bullgarisë në formimin e politikës rajonale

Dobësitë:

Tkurrja e popullsisë,

Jostabiliteti politik,

Infrastruktura e pazhvilluar me këtë pjesë të Ballkanit,

Mungesa e strategjisë së qartë për Ballkanin Perëndimor dhe pasiviteti ndaj proceseve në këtë rajon.

Përparësitë:

Anëtarsia në BE dhe në NATO,

Roli strategjik i Bullgarisë në disa fusha ekonomike,

Mungesa e kontesteve me shumicën e shteteve të rajoni

Lufta në Ukrainë dhe sfidat për Bullgarinë nga politika agresive ruse

Pasojat humanitare dhe demografike – mbi 300 000 bullgarë jetojnë në viset jugore të Ukrainës. Dhjetëra mijëra prej tyre së bashku me shumë ukrainas, rusë, gagauzë kërkojnë shpëtim në Bullgari (deri më 20 mars mbi 80 000 erdhën në Bullgari duke kërkuar strehim). Biznesi bullgar është i gatshëm që të krijojë 200 000 vende pune për këta njerëz dhe ka pozita të shumta sidomos për IT specialistët.

Pasojat politike – në Sofje qeveria e koalicionit prej katër partive përballet me shumë sfida (si të gjithë qeveritë në Evropë) dhe stabiliteti qeveritar është shumë i nevojshëm në një krizë të tillë. Duhet të merren vendime shumë të vështira dhe është normale të ketë mosmarrëveshje midis partnerëve të koalicionit sidomos kur dihet se ata kanë profile të ndryshme ideologjike.

Pasojat ekonomike – Bullgaria është prodhues kyç të mallrave strategjike si gruri (7,16 mln. tonë në vitin 2021), luledielli (940 000 tonë në vitin 2021) dhe të produkteve të tjera ushqimore, dhe të energjisë elektrike në rajonin e Ballkanit (Bullgaria eksporton mbi 1300 megavatë orë energji elektrike). Në një kohë, kur prodhuesit kryesorë në botë (Rusia dhe Ukraina) nuk mund të furnizojnë botën me grurë, si edhe për shkak të bllokimit në një shkallë të madhe të kanaleve transportuese, roli ekonomik i Bullgarisë po rritet vazhdimisht.

Pasojat strategjike dhe ushtarake – Bullgaria kthehet në një vend primar në politikën e NATO-s dhe të BE-së për bllokimin e diktatorit rus dhe për mbrojtjen e bllokut euroatlantik në Detin e Zi dhe në Evropën Juglindore. Ndihma ushtarake për Ukrainën varet deri një shkallë të madhe nga Bullgaria për shkak se armët, pjesët e tyre, municionet që janë në posedim të ushtrisë bullgare dhe prodhohen në fabrikat bullgare janë me licenca sovjetike, pra të njëjtat si në Ukrainë dhe ushtarakët në këtë shtet mund t’i përdorin pa trajnime të veçanta. Në këtë situatë dinamike Bullgaria mund të bëhet ndër furnizuesit kryesorë të ushtrisë ukrainase.

Çështjet kryesore ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë

Pakica bullgare në Serbi dhe të drejtat e saj;

Kushtet bullgare për anëtarësimin e Serbisë në BE janë të lidhura me dënimin e regjimit totalitar;

Bullgaria ka qëndrim negativ ndaj nisma “Ballkani i Hapur”, sepse rrit ndikimin rus në rajon.

Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Çfarë nuk është kontesti ndërmjet Shkupit dhe Sofjes?

Nuk është mohim i identitetit të maqedonëve;

Nuk është kontest dypalësh, por mbi parimet e BE-së;

Nuk është kontekst historik, por mbi të drejtat e njeriut;

Bullgaria nuk dëshiron të ndryshojë modelin kushtetues të Maqedonisë së Veriut.

Çfarë kërkon Bullgaria?

Të drejtat e komunitetit bullgar në këtë vend;

Falsifikimet historike dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore;

Racizmi dhe gjuha e urrejtjes;

Pretendimet ndaj Bullgarisë;

Dënimi i regjimit totalitar.

Plotësimi i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Amendamenti 4: pjesa e popullit bullgar të përfshihet në Kushtetutë;

Amendamenti 5: gjuha;

Amendamenti 6: përfaqësimi në institucionet publike;

Amendamenti 7: çështja kishtare;

Amendamenti 8: identiteti dhe kultura e komunitetit bullgar në RMV;

Amendamenti 9: thesari historik i bullgarëve në RMV.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve të Maqedonisë së Veriut nga autoritetet e këtij shteti;

Respektimi i marrëveshjeve me Bullgarinë;

Respektimi i Kornizës Negociuese;

Respektimi i akteve dhe i dokumenteve të institucioneve të BE-së;

Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen mbi bazën e dialogut, mbi parimet e BE-së, duke i respektuar marrëveshjet bilaterale dhe dokumentet normative të BE-së.

Zgjidhja e çështjeve historike

Mënyra e zgjidhjes së këtyre dukurive negative që Maqedoninë e Veriut e mbajnë “peng” të së kaluarës totalitare, janë përfshirë në Traktatin e miqësisë, nënshkruar më 1 gusht 2017 nga Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Atje thuhet shprehimisht se nëse ka mosmarrëveshje për periudha, ngjarje ose figura historike, ato duhet të zgjidhen mbi bazën e “burimeve historike, të bazuara mbi prova autentike për trajtimin shkencor të ngjarjeve historike”, (neni 8, p. 2).

Qëndrimi i Bashkimit Evropian

Rezoluta e Parlamentit Evropian nga 19 maj 2022:

– Në pikën 39 PE “rikujton nevojën për hapjen e arkivave të Shërbimit sekret jugosllav (UDBA) dhe të Shërbimit sekret të Ushtrisë popullore jugosllave (KOS)”;

– Në pikën 76 PE “thërret për pajtim historik mbi bazën e historisë së përbashkët, si është paraparë në Traktatin për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim”;

– Në pikën 79 PE “thërret përsëri të gjithë liderët rajonalë politikë që të krijonë një komision rajonal për sqarimin e fakteve sa i përket të gjitha viktimave të krimeve të luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut, të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë”;

-Në pikën 80 PE “thërret me këmbëngulje për rifillimin e punës në lidhje me librat mësimorë në lëndën e historisë për shkollat në Republikën e Maqedonisë së Veriut; thekson se tekstet duhet të paraqitin trajtimin e fakteve dhe të ngjarjeve historike nga historia e përbashkët të të dy popujve mbi bazën e dokumenteve/burimeve autentike historike; mendon se kjo është baza mbi të cilën të dyja shtetet duhet t’i ndërtojnë marrëdhëniet e tyre, dhe se marrëdhëniet midis brezave të ardhshme të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë do të jenë reflektime të proceseve arsimore në të dyja shtetet”;

– Në pikën 81 po dënohet çdo përpjekje për zëvendësimin e monumenteve historike dhe/ose të artefakteve, përfshirë shkatërrimin e trashëgimisë autentike kulturore, si edhe të gjitha përpjekjet për rishkrimin e historisë; thekson se incidente të tilla shkaktojnë shqetësime serioze, përfshirë edhe në kontekstin e mungesës së përmbushjes së Traktatit për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim nga viti 2017.

Deklarata hyrëse e BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim nga Maqedonia e Veriut

Pika 2 …Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet mbrojtjes dhe trajtimit jodiskriminues të qytetarëve që u përkasin pakicave ose komuniteteve….

Pika 3 …Si një shtet anëtar i ardhshëm, ne presim që t’u përmbaheni vlerave të renditura në nenin 2 të Traktatit të Bashkimit Evropian, përkatësisht respektimit të dinjitetin njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e personave që u përkasin pakicave…

Pika 4 … Sot, ne kujtojmë rëndësinë e arritjes së rezultateve të dukshme dhe zbatimit të marrëveshjeve bilaterale me vullnet të mirë, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për Marrëdhënie të Mira Fqinjësore me Bullgarinë.

Pika 5. Duke e pasur parasysh atë që u tha më lartë, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim më të ngushtë rajonal, duke përfshirë edhe arritjen e rezultateve të dukshme dhe zbatimin e marrëveshjeve bilaterale me vullnet të mirë, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për Marrëdhënie të Mira Fqinjësore me Bullgarinë të vitit 2017, si dhe rishqyrtimet vjetore dhe masat për zbatimin efektiv të saj sipas nenit 12,…

Reformimi i Serbisë dhe i Maqedonisë së Veriut

Në vende si Serbia dhe Maqedonia e Veriut në hapësirën publike ende mbizotëron një ideologji raciste, që është hartuar në thellësi dhe fillesat e saj mund të gjeten para 150 vitesh në qarqet akademike dhe politike të Serbisë;

Platforma ideologjike e Beogradit dhe e Shkupit mbështetet mbi një makineri të fortë propagandistike, në të cilën janë përfshirë jo vetë akademikë, gazetarë dhe politikanë vendorë, por edhe të huaj;

Fyerjet dhe diskriminimi kundër bullgarëve dhe shqiptarëve, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore bullgare dhe shqiptare, janë pjesë e pandashme prej kësaj ideologjie raciste;

Procesi i integrimit të këtyre dy vendeve në BE është momenti i fundit për reformimin e shoqërive dhe të institucioneve të tyre, sepse anëtarësimi me vete nuk do t’i zgjidhë problemet ideologjike;

Është i nevojshëm monitorim i veçantë për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut nga ana e institucioneve të BE-së me një program të qartë dhe me afate konkrete për reformimin e këtyre dy shteteve;

Çdo hezitim në këtë drejtim do të rrezikonte vlerat bazike të Unionit, si edhe do të vërë në rrezik marrëdhëniet e BE-së me shtete të tjera nëpër botë, sepse politika e tij të jashtme bazohet mbi parimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mbi luftimin e të gjitha formave të racizmit, të urrejtjes dhe të diskriminimit;

Në rast se Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të përparojnë drejt anëtarësimit në BE pa angazhime të qarta për reformimin e tyre dhe për heqjen e doktrinave të tyre raciste, BE-ja vetë do t’i shkelë këto parime kryesore dhe do të minonte themelet ideologjike të politikës së tij të jashtme.

Shënim: Ligjërata e profesor Anton Pançevit është mbajtur në Akademinë Diplomatike të Kosovës, 2022

Shkrimi është botuar në: http://cssd-ngo.org/

Story i mëparshëm

Tirana e Egnatia prekin kualifikimin, Partizani ngec ndaj Orikut

Story i radhës

Kërcënimi për mobilizim/ Rusia mbyll kufirin e parë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish