Studimet e fundit rreth vaksinave mRNA japin sinjale të rrezikshme

May 10, 2022
min lexim

Ministria e Shëndetësisë para do dite na tha se imuniteti jonë paska pësuar rënie dhe po u dashka marrë dozat përforcuese kundër Covid-19! T’ua hedhim një sy studimeve të fundit ku pahësohen dëmet e rënda të vaksinave mRNA.

Studimi i fundit danez rreth vaksinave mRNA, të cilin e udhëhoqi shkencëtarja me përvojë të gjatë në efikasitet të vaksinave Prof. Christine Stabell-Benn dhe kolegët e saj, vjen ndër tjerash në konkluzion se vaksinat mRNA të Pfizer dhe Moderna lëre që nuk e kanë zvogëluar statistikisht vdekshmërinë nga Covid-19, por kanë shtuar vdekjet nga pasojat kardiovaskulare. Ky studim, i cili publikua në prestigjiozen Lancet, është preliminar dhe ishte realizuar gjatë kohës kur niveli i ndikimit të Covid-19 kishte qenë më i vogël. Andaj, Stabell-Benn kërkon që të kryhen më shumë hulumtime në këtë drejtim. Kjo shkencëtare me përvojë nuk e rekomandon assesi vaksinimin me mRNA! Siç pritej, ky studim mori fare pak vëmendje mediatike ndërkombëtarisht dhe në vendin tonë.

Studimi tjetër i kryer nga Christopher L.F. Sun, Eli Jaffe dhe Retsef Levi i publikuar në prestigjiozen Nature zbulon shifra alarmante të vdekjeve nga arresti kardiak nën moshat 40 vjeçare si pasojë e vaksinimit masiv kundër Covid-19 në Izrael! Kurse studimi që realizuan Samuel Reinfeld, Ricardo Cáceda, Mason Chacko, etj., i publikuar në prestigjiozen Elsevier, vë në dukje çrregullimet e rënda psikike që shkaktojnë vaksinat mRNA kundër Covid-19!

Washington Monthly, me orientim politik centrist-majtist, nxori së fundi një artikull bazuar në raportin Kaiser Family Foundation – statistikat e të cilit i konfirmon edhe Our World in Data nga Universiteti i Oxford –, ku theksohet se Suedia me qasje laissez-faire kundër Covid-19 kishte plotë të drejtë që nuk zbatoi lockdown si shumë shtete të tjera. Suedia, mes tjerash, krahasuar me 11 shtete tjera të zhvilluara, nuk pati asnjë mortalitet të tepërt tek individët nën moshën 75 vjeçare gjatë gjithë pandemisë.

Rishtazi, një studim me rishikim profesional (peer-reviewed) i publikuar nga Beny Spira në Cureus konstaton se shtetet evropiane tek të cilat kishte zbatim të lartë të mbajtjes së maskave nuk dolën në fund më mirë se ato tek të cilat kishte mbajtje të ulët të maskave. Për më tepër, mbajtja e maskave gjatë gjithë kohës, konstaton studimi, shkakton pasoja shëndetësore.

Përkundër këtyre, dhe se e sa studimeve tjera, financuesi më i madh në botë i OBSH-së në nivel individual linte të kuptohej këtyre ditëve se maskat, distancat sociale, lockdown, vaksinimet masive, kufizimet në udhëtime ndërkombëtare si dhe masat tjera drakoniane do të vihen sërish në zbatim si pjesë e menaxhimit të pandemisë së ardhshme!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përplasen 3 makina në superstradën Lezhë-Laç/ Plagoset një grua dhe një fëmijë

Story i radhës

Hazard rikthehet të stërvitet me Real Madrid

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë