Profesorët dhe studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë të Universitetit të Tetovës, më 9 dhe 10 maj 2022, në kuadër të praktikës profesionale kanë vizituar disa kapacitete prodhuese bimore në qytete të ndryshme të vendit tonë.
Me këtë rast, studentët kanë pasur mundësi që për së afërmi njohuritë e fituara përmes teorive t’i shohin se si realizohen në praktikë. Këto vizita, veç tjerash studentëve u kanë dhënë mundësi që të njihen me teknologjitë e reja të kultivimit të disa kulturave bujqësore, kryesisht nga grupi i perimeve, me theks të veçantë kultivimi i tyre në ambiente të mbrojtura (serra), pemëve të grupit të arroreve, si dhe bimëve aromatike dhe mjekësore, mbrojtjen e tyre, format më të reja të ushqimit të balancuar dhe plasmanin e këtyre prodhimeve kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian.
Profesorët dhe studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë të Universitetit tonë, gjatë realizimit të praktikës kanë qëndruar në qytete të ndryshme të vendit, edhe atë, në Strumicë, Gjevgjeli, Vallandovë, Shën Nikollë dhe Kumanovë.
Në fund të këtyre vizitave u tha se studentët e këtij fakulteti duhet të angazhohen në maksimum, që me një qasje sa më profesionale dhe me një përkushtim maksimal të kontribuojnë që të rritet mirëqenia e kulturave bujqësore dhe të prodhohet sasi e mjaftueshme e ushqimit cilësor dhe të sigurt për konsumatorët.

Studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë të UT-së realizuan vizitë studimore në qytete të ndryshme të vendit tonë

- Meta mbetet përfundimisht jashtë Kuvendit, nuk pranon tërheqjen e kandidatëve të PL
- Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI
- “Gjakderdhje” të reja në ASH, strukturat vazhdojnë me VLEN-in
- Kush është Hazel Brugger? Komedianja zvicerane që shkëlqeu si prezantuese në finalen e Eurovision 2025
Të fundit nga

Meta mbetet përfundimisht jashtë Kuvendit, nuk pranon tërheqjen e kandidatëve të PL
Në këto zgjedhje parlamentare, Ilir Meta si pjesë e listës së hapur të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, mbeti jashtë Kuvendit, duke mos siguruar dot mandatin e deputetit. Presidenti i Partisë së

Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI
1 Shkup, 18 maj – Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka reaguar pas dorëheqjes së deputetit të ASH-së, Salim Sulejmani, duke thënë se as anëtarësia e as votuesi nuk

“Gjakderdhje” të reja në ASH, strukturat vazhdojnë me VLEN-in
Nuk kanë të ndalur dorëheqjen në Aleancën e Taravarit, pas vendimit të këtij të fundit për tu larguar nga koalicioni VLEN dhe afrimit me BDI-në e Ahmetit. Sot dorëheqje nga strukturat partiake

Kush është Hazel Brugger? Komedianja zvicerane që shkëlqeu si prezantuese në finalen e Eurovision 2025
Pas emocioneve të mëdha të finales së Eurovision 2025 që u mbajt mbrëmë në Bazel, shumë shikues mbetën të impresionuar jo vetëm nga performancat muzikore, por edhe nga një prej figurave më

Mjekësia interne në Ferizaj kryen mbi 300 gastroskopi e kolonoskopi vitin e kaluar
Në repartin e Mjekësisë Interne në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt gjatë vitit 2024 janë hospitalizuar mbi 640 pacientë. Ky repart, i cili ofron një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore, së fundi