Strumicë, shkarkohet drejtori i shkollës ku një mësues dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë

May 23, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, pasditen e sotme ka nënshkruar vendim për shkarkimin e drejtorit në shkollën e të cilit një mësues dyshohet se është kryer sulm seksual ndaj të miturës.

“Duhet të ketë rregull, disiplinë dhe përgjegjësi, gjithmonë dhe kudo në komunën e Strumicës.

Si person dhe kryetar komune jam i neveritur nga mësuesi në një shkollë në Strumicë i cili dyshohet për sjellje të pahijshme me një nxënëse të mitur në të njëjtën shkollë dhe për të cilën SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal nën dyshimin për sulm seksual ndaj fëmijës.

Çdo krim ndaj një fëmije duhet të dënohet, por edhe personat në poste drejtuese duhet të mbajnë përgjegjësi për krimin e punonjësve

Pa hezitim dhe me dëshirë të madhe për rregull, disiplinë dhe përgjegjësi sa jam kryetar komune, sot firmosa vendimin për shkarkimin e drejtorit të shkollës, ky le të jetë një paralajmërim për të gjithë”. tha Kostadinov

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski pas takimit me Petkovin: Për momentin nuk mund të flitet për çfarëdo progresi me Bullgarinë, bisedimet vazhdojnë

Story i radhës

Paralajmëroi hakmarrje, mesfushori i Realit i kundërpërgjigjet Salah-s

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë