Struga Trim Lum demolon Rabotniçkin

1 minut lexim

Futbollistët e Struga Trim Lum shënuan fitoren bindëse me rezultat 3:1 ndaj Rabotniçkit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Toshe Proeski” në Shkup.

Struga i dha fund serisë prej tre humbjeve radhazi, duke iu kthyer fitoreve, nga ana tjetër, Rabotniçki ka hyrë në një seri negative me humbjen e tretë radhazi.

Në minutën e 13-të, Abdylhadi Jahja shënoi për struganët, duke paralajmëruar fitore. 

Bunjamin Shabani në minutën e 49-të nga penalltia shtoi epërsinë.

Momçilo Rasho ngushton rezultatin në 1:2 në minutën e 61-t. 

Për 1:3 shënoi Pa Omar Jobe në minutën e 81-të pas asistimit të Abdylhadi Jahja.

Pas javës së 25-të në Maqedoninë e Veriut, Struga TL zë vendin e 7-tl me 33 pikë e Rabotniçkii bie i teti me 31.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

300 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Nëse ju bie telefoni në ujë, mos e thani me tharëse, ja si shpëtoni

Të fundit nga