Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy sot (e martë) ka festuar ditëlindjen e 36-të.
Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet e shumta nga ana e miqve dhe fansave të tij disa prej të cilave ai i ka ndarë edhe në llogarinë e tij në Instagram.
Një urim për Rigels Rajkun (emri i plotë) ka ardhur edhe nga reperi tjetër, Stresi i cili këtë e ka bërë me një postim në InstaStory.
Stresi-emri i plotë i të cilit është Arkimed Lushaj ka publikuar fotografi ku shihet për krah Noizyt nga koncerti i këtij të fundit “Alpha Show”.
“U bësh 100! Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës tënde. Gëzofsh gjithë jetën. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Stresi në urimin e tij për Noizyn.
Ndryshe, kujtojmë që dy reperët muaj më parë i dhanë fund armiqësisë disavjeçare dhe që nga atëherë nuk ka munguar përkrahja për njëri-tjetrin.