Strasburgu të martën do shpallë aktgjykim për diskriminimin e fëmijëve romë në Shtip dhe Manastir

December 10, 2022
1 minut lexim

Shkup, 10 Dhjetor – Të martën, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg do të shpallë aktgjykimin në rastin Elmazova dhe të tjerëve kundër Maqedonisë së Veriut, të cilat i referohen rasteve të gjoja segregimit të nxënësve romë në dy shkolla publike në Manastir dhe Shtip

 

87 shtetas të Maqedonisë së Veriut, kanë lindur në mes të viteve 1958 dhe 2013 dhe jetojnë në Manastir dhe Shtip dhe janë me origjinë rome.

Rasti ka të bëjë me ndarjen e supozuar të nxënësve romë në dy shkolla publike.

Aplikantët ishin vendosur në një shkollë fillore vetëm për romët në Manastir (nr. 11811/20) dhe në paralele vetëm rome në një shkollë në Shtip (nr. 13550/20). Duke u mbështetur në nenin 1 të Protokollit nr. 12 (ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit) dhe neni 14 (ndalimi i diskriminimit), kërkuesit konsiderojnë se fëmijët janë vendosur në shkolla speciale dhe klasat në mungesë të arsyetimit objektiv dhe të arsyeshëm. Vendimi i GJEDNJ pritet të shpallet të martën më 13 dhjetor.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Vërshimet e paralajmëruara, në Pejë vështirësohet lëvizja nëpër rrugë

Story i radhës

Si të dalloni një person me energji negative

Të fundit nga

ShkoLartë