Thomas Strakosha është shndërruar në futbollistin më të ri të Brentford.
Portieri i kombëtares ka arritur edhe në mënyrë zyrtare akordin me klubin e ri dhe për herë të parë në karrierë do të nisë një aventurë në elitën e futbollit anglez, Premier League.
Sezonet e fundit nuk kanë qenë më pozitivët për Strakoshën te Lazio, mirëpo tashmë gardiani pretendon të rigjejë versionin e tij më të mirë dhe të marrë rolin e titullarit te Brentford.
Në këtë skuadër, Thomas Strakosha do të vuajë konkurrencën e portierit spanjoll David Raya, i cili në sezonin e fundit ka qenë titullar i padiskutueshëm duke fituar edhe grumbullimin e kombëtares së Spanjës, madje debutimin e ka bërë pikërisht ndaj Shqipërisë në miqësoren e 26 marsit të humbur me rezultatin 2-1. Por, premiera nuk shkoi sipas planit pasi ishte pikërisht Raya autori i gafës në golin që shënoi Myrto Uzuni.