Ëndrra më e madhe e Thomas Strakoshas ka qenë për të luajtur në Premier League.
Që në kohën kur ishte pjesë e Lacios, portieri shqiptar nuk e fshihte admirimin e tij për të qenë pjesë e elitës së futbollit në Angli.
Konkurrenca është e madhe dhe në fillim Strakosha është ulur në stol, në këto javët e para të kampionatit.
Por shansi i artë që duhet kapur nis nga sot. Brentfordi do të luajë në transfertë kundër Colchester në ndeshjen që vlen për “EFL Cup”.
Kështu Strakosha ka mundësinë për t’i treguar trajnerit se mund të mbështetet tek portieri i Shqipërisë, ndërsa në javën e fundit Raya tregoi disa mangësi që mund të shfrytëzohen në këtë moment..