Stoltenberg, shef i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë

February 4, 2022
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të bëhet shefi i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë, tha qeveria të premten më 4 shkurt, pavarësisht shqetësimeve të opozitës se emërimi i ish-kryeministrit mund të dobësojë pavarësinë e këtij institucioni.

Stoltenberg, përpara se të nisë punën në drejtim e Bankës Qendrore të Norvegjisë ka thënë se do të përfundojë mandatin e tij në NATO që mbaron në fund të muajit shtator të këtij viti.

Stoltenberg do të jetë përgjegjës për përcaktimin e normave të interesit dhe menaxhimin e stabilitetit financiar, si dhe mbikëqyrjen e fondit të pasurisë sovrane të Norvegjisë, më i madhi në botë me asete prej 1.4 trilion dollarësh.

“Unë kam qenë shumë i shqetësuar në procesin e identifikimit të guvernatorit më të mirë të Bankës Qendrore të Norvegjisë dhe jam i bindur se ky është Jens Stoltenberg”, tha në një deklaratë ministri i Financave, Trygve Slagsvold Vedum, raporton Reuters.

Stoltenberg, një ekonomist me profesion dhe ish-udhëheqës i Partisë Laburiste, ishte kryeministër i Norvegjisë në periudhat 2000 – 2001 dhe 2005 – 2013 para se të bëhej shef i NATO-s.

Ai ka qenë, gjithashtu, ministër i Financave dhe ministër i Energjisë.

Ida Wolden Bache, zëvendësshefe e Bankës Qendrore dhe rivalja kryesore e Stoltenbergut për këtë pozitë, do të jetë guvernatore në detyrë derisa Stoltenbergu të marrë zyrtarisht detyrën, tha Qeveria norvegjeze.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kthimi i Ëmblës në shkollë, ish deputetja e PDK-së përgëzon ministrin Shaqiri

Story i radhës

Dj Dagz dhe PM pas Big Brother, i kthehen projekteve muzikore

Të fundit nga

​Masakër në Rusi

Pesë adoleshentë humbën jetën sot kur një festë e datëlindjes në rajonin Irkutsk të Rusisë u shndërrua në tragjedi. Sipas raportimeve, një i ri i dehur sulmoi me thikë të pranishmit në

Kosova në Ballkanikun e Beach Volley

Kombëtaret e Kosovës në beach volley kanë udhëtuar drejt Balıkesir të Turqisë, ku do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Ballkanik BVA! “Në garat për meshkuj, Kosovën do ta përfaqësojnë Erion Bajrami
sqmken
ShkoLartë