Stinori pranveror starton të shtunën me ndeshjen Gostivari – Vardari

February 13, 2024
1 minut lexim

Stinori pranveror në elitën e futbollit maqedonas starton të shtunën me ndeshjen midis Gostivarit dhe Vardarit.

Dy skuadrat që edicionin e kaluar ishin pjesë e Ligës së Dytë, tashmë garojnë në mesin e më të mirëve, ndërsa vlen të theksohet se ishin ndër skuadrat më aktive në merkaton e dimrit.

Që të dyja prezantuan emra të rinj edhe në ditën e fundit të merkatos (11 shkurt).

Gostivari në formë huazimi nga rradhët e Karsyaka solli Berat Kallkan, derisa Vardari prezantoi kroatin Mihael Brishki dhe sulmuesin nga Gambia, Keba Kebel Suso.

Nuk mungoi edhe bashkëpunimi mes këtyre dy skuadrave, ku bie në sy huazimi u Mujezinoviç te Vardari, si dhe transferimi i Nijazi Jusufit në anën e kundërt.

Ndeshja midis Gostivarit dhe Vardarit, është e vetmja e ditës së shtunë, derisa ndeshjet tjera të javës së 19-të në LPFMV, zhvillohen të dielën.

Kampionët e vjeshtës, Struga Trim Lum në Shkup do të përballet me Rabotniçkin, në Çair FC Shkupi do të mirëpret Voska Sport, derisa në lagjen e Gjorçe Petrovit, Makedonija GJ.P do të mirëpret Shkëndijën.

Sileksi në Kratovë do të jetë nikoqir i AP Brera Strumica, ndërsa një ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet në Shtip midis Bregallnicës dhe Tikveshit.

Që të gjitha ndeshjet e javës së 19-të startojnë në ora 14:00.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ky nuk do te jete nje shen valentin romantik cfare po paralajmeron astrologia 65cb4c482f539
Story i mëparshëm

“Ky nuk do të jetë një Shën Valentin romantik”/ Çfarë po paralajmëron astrologia?

thyhet rekordi policia e spanjes sekuestron sasine me te madhe te kokaines ne nje kontejner 65cb50081d48a
Story i radhës

Thyhet rekordi, Policia e Spanjës sekuestron sasinë më të madhe të kokainës në një kontejner

Të fundit nga

ShkoLartë