Statistikat interesante të Juventus – Empoli

October 21, 2022
1 minut lexim

Juventusi sheh tek Empoli një prej skuadrave kundër të cilave ka mesataren më të mirë. Në 17 nga 18 takimet e fundit bardhezinjtë kanë regjistruar 15 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje, por ai që godet është fakti se “Zonja e Vjetër” ka shënuar 39 gola (2.2 mesatarisht çdo 90 minuta përballë bluve).

Empoli triumfoi 0-1 sezonin e kaluar në Torino (më 28 gusht 2021), pasi në 12 ndeshjet e mëparshme në “Allianz Stadium” numëronin 11 humbje dhe vetëm 1 barazim.

Juventusi ka humbur forcën e saj brenda në shtëpi, duke qenë se në 8 sfidat e fundit ka alternuar një fitore me një barazim. Dy suksese radhazi në “Allianz Stadium” për torinezët nuk regjistrohen që prej marsit 2022 (fitonin kundër Specias e Salernitanës).

– Kishte që nga sezonin 2014- 2015, sërish me Masimiliano Alegrin në stol që Juventusi nuk arrinte të koleksiononte pesë (apo më shumë) ndeshje pa pësuar gol, në 10 daljet e para në kampionat. Madje sivjet vetëm Lacio (6 ndeshja pa pësuar gol) ka bërë më mirë se Juvja.

– Me atë kundër Torinos, Juventusi është ngjitur në kuotën e gjashtë golave, nga situata me top të ndalur, në kampionat. Vetëm Napoli me 9 dhe Roma me 7 gola nga goditje standarde kanë mundur që të bëjnë më mirë se bardhezinjtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Favoritët presin fitore

Story i radhës

Ruajtja e pilulave në mënyrë të gabuar ul efektivitetin e tyre, çfarë nuk duhet të bëni me to

Të fundit nga

ShkoLartë