starmer telefonon trump pas bisedes me zelensky mbi planin e paqes per ukrainen 69222e99e5a1f

​Starmer telefonon Trump pas bisedës me Zelensky mbi planin e paqes për Ukrainën

November 22, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri britanik Keir Starmer zhvilluan sot bisedime të rëndësishme dhe në qendër të bisedës ishte procesi i paqes.

Lajmi u bë i ditur në një postim në rrjetin X nga presidenti Zelensky, raporton KosovaPress.

“Unë fola me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer. Patëm një bisedë të gjatë dhe trajtuam shumë nuanca të punës diplomatike në planifikimin e procesit të paqes. Koordinimi do të vazhdojë dhe jam mirënjohës ndaj shoqërisë britanike për mbështetjen e tyre,” shkroi Zelensky në rrjetin X.

Ai njoftoi gjithashtu se këshilltarët nga Ukraina dhe Britania e Madhe, si dhe nga SHBA-ja, Franca dhe Gjermania, do të takohen nesër në Zvicër për të vazhduar punën e tyre.

Kryeministri britanik zhvilloi një bisedë telefonike edhe me presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Një zëdhënës i Downing Street raportoi se Starmer e informoi fillimisht Zelensky për progresin e bisedimeve të Koalicionit të vullnetshëm në takimin G20 në Afrikën e Jugut.

Starmer më pas ia përcolli këto përfundime Trump. Të dy liderët ranë dakord që ekipet e tyre do të punojnë së bashku në planin e paqes me 28 pika në Gjenevë dhe ranë dakord për një bisedë të re për nesër.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dalja nga shtrati i lumit seman ministri i mbrojtjes monitoron nga afer situaten ne mbrostar te fierit 69222e230c7c1
Lajmi i mëparshëm

Dalja nga shtrati i lumit Seman, ministri i mbrojtjes monitoron nga afër situatën në Mbrostar të Fierit

video rrezimi i avionit luftarak ne panairin ajror te dubait momenti fatal kur humbi jeten piloti 69223046e7d79
Lajmi i radhës

Video/ Rrëzimi i avionit luftarak në Panairin Ajror të Dubait, momenti fatal kur humbi jetën piloti

Të fundit nga

Ndërron jetë Arsim Zekolli

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të publicistit Arsim Zekolli, i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në moshën 60-vjeçare. Lajmin e
ShkoLartë