standardet e dyfishta te maksim dimitrievskit 6a69297ce0ea3

Standardet e dyfishta të Maksim Dimitrievskit

July 29, 2026
1 minut lexim
9df78620 51d8 4db0 9be8 0ef06cbe6be4

(Reagim i këshilltarëve të koalicionit “AKI”)
Kur u dëmtua pllaka e shoqatës serbe “Srpski Vez”, Maksim Dimitrievski reagoi menjëherë, e dënoi rastin dhe kërkoi zbardhjen e autorëve. Për këtë reagim nuk ka asgjë të diskutueshme. Çdo sulm ndaj simboleve të një bashkësie duhet të dënohet.
Problemi lind kur i njëjti standard nuk vlen për të gjithë.

Ku ishte Maksim Dimitrievski kur në sallën sportive të Kumanovës, në praninë e tij, u dëgjuan thirrje raciste dhe antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit?

Ku ishte reagimi i tij kur u fyen shqiptarët dhe u nxit urrejtja mbi baza etnike?
Atëherë nuk pati reagim. Nuk pati dënim. Nuk pati thirrje për përgjegjësi.

Kjo nuk është udhëheqje. Kjo është politikë me dy standarde.
Një kryetar komune nuk mund të zgjedhë se cilat ndjenja qytetarësh meritojnë mbrojtje dhe cilat duhet të injorohen. Heshtja përballë gjuhës së urrejtjes nuk është neutralitet. Heshtja është tolerim.

Kumanova ka nevojë për një kryetar që mbron dinjitetin dhe sigurinë e çdo qytetari, pa dallim përkatësie. Kur reagimi varet nga identiteti i viktimës, atëherë nuk kemi barazi, por standarde të dyfishta.
Drejtësia ose është e barabartë për të gjithë, ose nuk është drejtësi!

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nicole kidman nuk e lejoi regjisorin te hiqte skenen ku urinon mbi nje koleg shkaktoi nje sere reagimesh 6a69257c0b0dd
Lajmi i mëparshëm

Nicole Kidman nuk e lejoi regjisorin të hiqte skenën ku urinon mbi një koleg: Shkaktoi një sërë reagimesh

Të fundit nga

ShkoLartë