SSD-të 200TB së shpejti një realitet falë Micron

1 minut lexim

Micron ka filluar prodhimin e çipit të parë NAND me 232 shtresa dhe është prodhuesi i parë NAND që thyen barrierën e 200 shtresave.

Çipi i dytë më me kapacitetin më të lartë i kompanisë ishte ai me 176 shtresa zbuluar në Nëntor të 2020, një përmirësim me 32% në dy vitet e fundit.

Modeli i ri është më i vogël se gjenerata e kaluar dhe ka densitet më të lartë se çdo komponent memorie silikoni. Teknologjia e re do ti hapë rrugë produkteve akoma më të voglame kapacitete më të mëdha nga SSD-të tek kartat microSD.

Aktualisht SSD-ja më e madhe në botë është një 3.5-inç 100TB nga Numbur Data duke përdorur një çip MLC me 64 shtresa.

Dy vite më parë gjatë një interviste, CEO i Micron Thomas Isakoviç kishte sugjeruar se kapacitetet 200TB Dhe 400TB do të ishin një realitet në 2023.

Micron nuk foli lidhur me teknologjinë e prodhimit por tha se çipi ka shpejtësinë më të lartë I/O në treg prej 2.4Gbps ose 50% më e lartë se gjenerata e kaluar. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë pret Greqia nga ministrja e Jashtme gjermane?

Story i radhës

“Prishtina Parking” zgjat orarin e punës në dy zona

Të fundit nga