“Foshnja ka vdekur”. Kështu një mjek i OKB-së ua dha lajmin më të keq një prindi në Srebrenicë, më 1993.
“”Foshnja ka vdekur”! Srebrenicë, Zonë e Sigurt e mbrojtur nga OKB-ja, 1993. Mjekët e OKB-së ua kthejnë trupin e djalit të vdekur prindërve të tij”, shkruan në Twitter mediumi kroat, Istraga, duke publikuar edhe videon.
Sot janë bërë 27 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.
Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.
“Baby is dead”! Srebrenica, UN-protected Safe Area, 1993. UN doctors returning dead boy’s body to his parents. #SrebrenicaGenocide pic.twitter.com/J8Z4UJdGpN
— Istraga.ba (@IstragaB) July 10, 2022