Sportistja e njohur shqiptare, Klodiana Shala ka humbur babain ditën e sotme.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë Klodiana përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehet e pikëlluar për këtë humbje të madhe.
“Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime..babë, njeriu më i shtrenjtë, motivi i ditëve të mia.
Ti që më jepje shpresë, shumë kurajë dhe që ndiheshe krenar dhe kur unë mund të gaboja. Zoti të pranoftë në parajsën e vet!!!”, shkruan ish atletja shqiptare.