Mickoski: Edhe LSDM dhe BDI kanë kryetar komunash, por nuk kanë asnjë raport

Më gëzon fakti që edhe përkundër të gjitha problemeve, Komuna e Gjorçe Petrovit vazhdon të punojë në terren, po vazhdon t’i përmbush premtimet e dhëna qytetarëve, tha kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Sipas Mickoskit, realizimi i projekteve nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së shkakton nervozizëm te konkurrentët politikë.

“Në Maqedoni keni më shumë se 20 kryetarë të LSDM-së dhe BDI-së dhe as unë nuk kam parë raport e as nuk e dimë se cilin projekt e kanë realizuar. Pra, çdo gjë që është sulm sot, duhet ta pranojmë me buzëqeshje dhe në të njëjtën kohë të refuzojmë, si të thuash, të pavërtetat që vijnë nga kundërshtari ynë politik LSDM”, tha Mickoski, duke shtuar se është e rëndësishme në periudhën e ardhshme edhe përkundër të gjitha sfidave, të vazhdojmë të punojmë dhe ta mbajmë premtimin para qytetarëve.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit sot ka paralajmëruar, siç tha ai, një projekt kapital në rrugën Radushka.

Bëhet fjalë për një kanalizim atmosferik në gjatësinë prej 1.115 metra në këtë rrugë, e cila është ndër më të vjetrat në komunë, dhe gjashtë lidhje të reja me rrugët përreth.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

21 vjet nga rënia e dëshmorit të parë Muzafer Xhaferi

Story i radhës

Sportistja e njohur shqiptare humb personin e rëndësishme

Të fundit nga