“S’po shkohet n’shkollë”

April 19, 2022
min lexim

Mundet secilit nga ne të na tingëllojë jo mirë, e papranueshme, e paarsyeshme etj.

Kush është vërtetë fajtori që nxitë këtë marsh apo që nxënësit të dalin me këtë deklarim?

KNK (Këshilli i nxënësve të Kosovës) organizon këtë marsh me qëllim të fuqizimit të zërit të nxënësve për të paraqitur realitetin rreth shqetësimeve në baza ditore me të cilat ata përballen dhe paskan dhënë arsyet se përse dalin në këtë lloj marshi si:

•Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezente me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona.

Dmth, t’i kthehet vëmendja ARSIMIT!

Ndoshta mund të janë këto arsyet e nxënësve sepse gjitha këto mund të qëndrojnë, porse unë mendoj që këto arsye janë vetëm arsye sipërfaqësore (mekanizma që shihen, dhe mund ti vëjmë emër, pa pasur mundësinë e dallimit në vetvete se çfarë në të vërtetë është arsyeja),  dhe burimi i kësaj iniciative dyshoj se është më i thellë se sa kjo që thuhet.

Me të parë këtë iniciativë të KNK secil nga ne na vjen në mendje të gjykojmë e paragjykojmë se arsye e demotivimit apo e heqjes së dëshirës për të shkuar nxënësit në shkollë dhe parregullësitë që nxënësit i theksojnë mendja na shpie te:

• Politika në vend, sistemi i programit jo i përshtatshëm arsimor, mungesa e edukatës apo keqedukimi nga prindërit, paaftësia e stafit edukativo-arsimor, rrethanat, kushtet, trajtimi në përgjithësi etj, por unë mendoj që JO.

Mendoj që nuk janë këta faktorë që shpiejnë deri në deklarime të tilla të hapura.

Normale se në çdo vend në botë egzistojnë parregullësi të llojit të vet, sikurse edhe te ne mbase është nën qeverisjen e njeriut.

Ndoshta ne duke qenë shoqëri paksa më e  vonshme nga aspekti intelektual sigurisht se çalojmë më shumë krahasuar me vendet e zhvilluara në këtë drejtim, por nuk do të thotë se kjo është arsyeja.

Dyshimet e mia biejnë te zhvillimi i teknologjisë!

Pse?

Sepse sikur mos të kishin qasje nxënësit në teknologji e të mos shihnin trajtime, kushte etj, në vendet tjera që zhvillohen në dhe për shkollën ata do të pajtoheshin me atë qfarë u servohet (sikurse në kohët tona kur nuk kishim qasje teknologjike pajtoheshim me çdo gjë që na u ofronte).

Mirë e dijmë se çdo zhvillim sjellë ndryshime, lëvizje në shumë aspekte sikurse ato personale ashtu edhe në ato institucionale e sociale, dmth deshtëm ta pranojmë apo jo, na u përshtat apo jo ecja ndër vite sjellë ndryshime dhe sigurisht që  diçka jep e diçka merr.

Prandaj edhe nxënësit me të drejtë kërkojnë kushte, cilësi, qasje të përshtatshme etj.

Ndryshimet për njeriun sidomos për moshat më të mëdha janë më të paparanuara sidomos këto që koha në zhvillim e sipër dhe i hovshëm i sjellë sepse në një formë ju deformon zonën e rehatisë, mbase e kanë më të vështirë adaptimin, bindshmërinë dhe pranimin për ndryshimet cilat koha po i sjellë.

Jemi në kohën e teknologjisë ku thuajse gjithëçka kaloi në dixhitalizim, mbase kjo formë imponon përfshirë stilin e të jetuarit, me këtë rast minimizon hapërsirat për lëvizje të thjeshta ndërsa lehtëson lëvizjet më të ndërlikuara.

Dhe njeriu rëndom duke pasur mundësinë për zgjidhje lëvizje më të lehtë, më të shpejtë ai zgjedhë më të lehtën dhe të shpejtën.

Kjo është e thjeshtë për ta kuptuar, psh një shembull i thjeshtë: nisemi nga forma e shprehjeve që sot përdorim, psh ne deri para pak kohe nuk është se kemi përdorur aq shkurtesa shprehjesh ta nxëmë:

• Ok, klm, flm, sps, etj, dmth etj,…, çka do të thotë ne po zgjedhim rrugën më të shkurtër dhe më të lehtë për tu kuptuar mes vete.

Ku i mësuam këto shkurtesa?

Na i mësoi teknologjia!

Andaj dhe marshi i nxënësve nuk duhet të na habitë e të gjykojmë vetëm deri aty ku ne mund të shohim e prekim, mbase kjo mendoj është më e thellë sa që ne e mendojmë e besojmë si arsye.

Ne tashmë e provuan se edhe pa shkuar në shkollë paska mundësi të mbahet mësimi.

Mos vallë nxënësit po e shohin të tepërt e të mundimshme vajtje-ardhjen në shkollë, meqë ka alternativa zëvendësuese dhe më praktike (mësimi online).

Dyshimet e mia biejnë  në atë se jo rastësisht u shpik mësimi online në vendin tonë dhe vendet afërsisht që janë kategori e jona për gjitha nivelet e nxënësve, dmth secilën ditë po bindem për qëllimet e pandemisë, dmth të ndryshoj strukturën e jetës së njeriut, ndonëse edhe ti largoj nga funksioni objektet – shkollë e krahas saj edhe disa profesione.

Për ne si shoqëri e brishtë në përballje me teknologjinë sigurisht se përveç që është e vështirë për përdorim, është dhe jo mjaftueshëm bindës për cilësi por përderisa synohet rregulli i ri i jetës- dixhitalizim njeriu mësohet dhe e pranon.

E nëse e analizojmë më thellë apo bazohemi në vendet e zhvilluara ku mësimi online u praktikua qysh moti atëherë ndoshta dhe mund të jetë me interes për njeriun.

Andaj, ky është zhvillimi i teknologjisë, dixhitalizimit dhe jetës moderne.

Theksoj: Ky është këndvështrimi im se si unë e shoh se si po vijon kjo pjesë, por nuk do të thotë se duhet ta personalizoni e as të bindet dikush, thjeshtë është mendimi im.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë mund të presim nga kjo fazë e luftës?

Story i radhës

Microsoft do të vendosë reklama në lojërat Xbox

Të fundit nga

A sulmoi Rusia aeroplanin në Kazakistan?

Rrëzimi i një aeroplani në Kazakistan me 38 viktima po shkakton spekulime për shkak të dëmeve të pazakonta në pjesën e jashtme të mjetit fluturues. Ndërkohë, Rusia paralajmëron kundër përfundimeve të nxituara

Skenarët/ Nëse do të ndodhte një stuhi diellore

Imagjinoni sikur energjia elektrike të ndërpritej papritur dhe të mos kthehej për orë, ditë apo javë të tëra. Vështirësitë fillestare, si mungesa e televizorit apo frigoriferit, do të shndërroheshin shpejt në një
ShkoLartë