Spiunazh, Demalia: Agjentura ruse që ka arritur deri te Trump, nuk është kaq idiote sa të çojë në Gramsh 3 karafilë

min lexim

Analisti, Ilir Demalia, thotë se siguria kombëtare e Shqipërisë është në nivele qesharake.

Në një intervistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja, Demalia thotë se vendin tonë sot e ruan interesi që kanë SHBA dhe NATO.

Demalia: Nuk mendoj se kemi siguri kombëtare. Vetë strukturat e sigurisë kombëtare, mënyra si është përdorur siguria kombëtare, vetë politika si e ka përdorur sigurinë kombëtare tregon se jemi qesharak në këtë drejtim. Si gjithmonë gjatë historisë tonë ne na kanë mbajtur balancat e fuqive të mëdha.Deri dje ishim me Rusinë. Në ’90 të gjithë ata që ishin prorusë u kthyen në proamerikanë me dy gishtat lart.

Në emër të amerikanizmit u hapën 400 portash bazat ushtarake, nuk kishte më asnjë sekret. Për të ardhur në 1997 ky hynë me gomar dhe tërhoqën në Gjadër të Lezhës MIK 21 dhe i nxorën jashtë. Në bazat ushtarake u bë deti kos, në tunelet e Shqipërisë u morën armët me mushka dhe gomerë u nxorën jashtë. Se kuptoj për çfarë sigurie kombëtare flasim sot. Kush e ruan Shqipërinë sot?  Sot e ruan interesi i SHBA-ve dhe NATO-s që është në Shqipëri.

Demalia thotë se shërbimet ruse dhe serbe kanë filtrimet e tyre në Shqipëri, madje edhe te Shërbimet Sekrete dhe figura të larta të politikës.

Demalia: A ka infiltrime ruse në politikë, po deshe edhe në media? Ke segmente që luajnë politikën ruse, për të mos thënë dhe serbe në Shqipëri. Sot ekuilibrin e mban interesi i NATO-s dhe SHBA që ka në Ballkan për të mos u zgjeruar Rusia. U pranuam në NATO me nallone. Edhe sot ku ke ushtri?

Duke mbetur te incidenti në uzinën ushtarake të Gramshit me dy shtetasit rus dhe ukrainasin, Demalia nuk e përjashton mundësinë që të jenë pjesë e agjenturës ruse, por duke pasur njohuri rreth tyre nuk beson se mund të jenë në niele kaq amatoreske.

Demalia: Këto që u kapën mund të jenë dhe agjentë por nuk besoj që agjentura ruse, e cila është problem për infiltrimin që ka bërë deri në SHBA, deri te ish-presidenti Donald Trump, të jetë kaq idiote sa të çojë atje tre karafilë, tre fëmijë, dhe të fotografojë disa baza ushtarake që nuk kanë kurrëfarë rëndësie, mbeturina.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Mbroni serbët në Kosovë nga persekutimi dhe masakrat”, Vuçiç thirrje NATO-s: Nëse nuk e bëni ju, do e bëjmë ne

Story i radhës

Tifozët e United sulmojnë autobusin e Liverpoolit

Të fundit nga