spitali i kumanoves po perballet me mungese te mjekeve dhe punonjesve shendetesore 69515cf9f0585

Spitali i Kumanovës po përballet me mungesë të mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë

December 28, 2025
1 minut lexim

Kumanovë, 28 dhjetor – Në tre vitet e fundit, mbi 140 mjekë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë në Spitalin e Kumanovës janë pensionuar. Ndërkohë shumica e këtyre vendeve të mbetura bosh, nuk janë plotësuar. Në mungesë të anesteziologëve në këtë spital, kujdestaritë i mbulojnë anesteziologët nga Klinikat e Shkupit

“Kemi marrëveshje në bazë të ligjit që një numër i caktuar i anesteziologëve kujdestarojnë tek ne. Me këtë në një farë mënyrë i mbulojmë nevojat. Për momentin mund të them se deri diku situata është e qëndrueshme, por nuk është e zgjidhur në plan afatgjatë”, deklaroi Sasho Stoshevski, drejtor në Spitalin e Kumanovës.

Ai thotë se përkundër kërkesave për punësim, Ministria e Financave nuk ka dhënë mendim pozitiv. Stoshevski shpreson për përgjigje pozitive për punësim në konkursin e ardhshëm që pritet të shpallet në muajin shkurt.

Qytetarët nga ana tjetër ankohen se presin shumë gjatë për të caktuar terminë të lira në repartet e Spitalit të Kumanovës.

“Diku mirë, diku nuk janë mirë, kështu…A prisni shumë, a ka terminë? Varet se ku, diku ka terminë, diku pritet më shumë, varet se për çka është kontrolli”, u shpreh një qytetare.

“A ka termine, a prisni shumë për terminë? Nga një muaj, dy presim varet se si”, u përgjigj një qytetare.

“Ka rrëmujë ka, Kumanova është qytet i madh a spitali është tashmë 100 vjet…shumë njerëz, ndërsa nuk ka as mjek sa duhet, as kushte”, u shpreh një qytetar.

Drejtori i Spitalit thotë se gjatë vitit të ardhshëm do të zgjidhet përfundimisht edhe çështja e terminëve.

“Ashtu siç do të përfundojnë specializantët me specializimet kështu do ta zgjerojmë edhe numrin e ambulancave normalisht edhe terminët. Planifikojmë që për një vit rreth 10 spacializantë do të përfundojnë studimet e tyre, që do të thotë edhe 10 ambulanca të reja, dhe kjo do të thotë edhe 200 terminë shtesë gjatë ditës”, deklaroi Sasho Stoshevski, drejtor në Spitalin e Kumanovës.

Stoshevski tha se me rinovimin e hapësirave, Spitali i Kumanovës do të shndërrohet në qendër rajonale për ndërhyrje ortopedike.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moslejimi i asistences ne votim perfundon me shqyerje fletevotimi 6951570f931d5
Lajmi i mëparshëm

​Moslejimi i asistencës në votim përfundon me shqyerje fletëvotimi

shqiptari eshte fantastik me trabzonsporin 69516b35073be
Lajmi i radhës

Shqiptari është fantastik me Trabzonsporin

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë