Spitalet pa mjekë, Fakultetet e Mjekësisë “prodhojnë” pa numër mjekë të rinj!

min lexim

Shkup, 14 nëntor – Nëse merret dhe analizohet numri i studentëve të rinj që regjistrohen në Fakultete të Mjekësisë pavarësisht Universiteteve se ku është jashtëzakonisht i lartë, pra ka konkurrencë të hatashme edhe gjatë procesit të regjistrimit. Por, absurdi më i madh është se po flasim për të njëjtin vend ku studentët shtyhen me bërryla se kush i para po pranohet kur vjen momenti me praktiku këtë profesion spitalet janë të boshadisura nga mjekët. Përse ndodhë ky hendek, mes mungesës së mjekëve dhe tepricës së studenteve të mjekësisë, shkruan Zhurnal.

Shëndetësisë në Maqedoni i mungojnë 1000 mjekë –

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se në shëndetësi në Maqedoninë e Veriut mungojnë së paku 1000 mjekë. Ai për “Zërin e Amerikës” gjithashtu njoftoi se do të punësohen 600 kursantë dhe gjetja e 1200 punëtorëve shëndetësorë të cilët janë të angazhuar me kontratë.

Maqedonisë i duhen minimalisht 1000 mjekë, urgjentisht dhe pa vonesë”, tha Taravari. Ministri tha se ata që presin punësim janë kandidatë potencialë për të ikur jashtë vendit

“Ata që presin punësim janë kandidatë potencialë për të ikur jashtë vendit. Shpresoj që vitin e ardhshëm të gjejmë një zgjidhje, përveç 300 specializantë, të punësohen rreth 300-400 mjekë dhe të kemi një qëndrueshmëri në spitale, të paktën në brendësi të vendit”, theksoi Taravari.

Në nivel vjetor, sipas ekspertëve mjekësorë, nga vendi largohen rreth 250 mjekë, si dhe personel tjetër mjekësor.

Çfarë është bërë për të ndalë ikjen e mjekëve?

Si duket në vendin tonë çdoherë ka diagnostikim të problemeve dhe dukurive të dëmshme, por që rrallë herë apo asnjëherë nuk merren masa parandaluese ose të paktën kurim i i problemeve shqetësuese. Në rastin në fjalë për të ndalë ikjen e mjekëve nuk është marrë as edhe një masë e vetme konkrete për të parë si përpjekje që ndalon këtë ikje që është shumë e dëmshme për vendin.

Institucioni përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë, shpesh e ngrit si çështje problematike dhe shqetësuese por asnjëherë nuk ofron një program apo strategji afatgjate që do të ndalte këtë ikje, pse jo të jetë një strategji e mirë hartuar që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Por, është krijuar shprehi e zakonshme që në vend të veprimit përfundon gjithçka vetëm me diskutim verbal ose në letër e asgjë në vepër.

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me institucionet tjera duhet tu mundësojë mjekëve të rijnë specializimin e tyre në fushat përkatëse me shumë të ulëta por edhe atyre mjekëve që nuk kanë libreza partiake. Në këtë formë të plotësohet edhe deficiti i specialistëve në fusha më specifike si, anesteziologët, infektologët, urologët, e të tjera. Pagat që marrin mjekët në këtë vend janë fyese deh nënvlerësuese të mundit të tyre përgjatë studimeve dhe duke zgjedhë profesionin i cili në vete ngërthen edhe mision human.

Stimulimi dhe motivimi i studentëve të studiojnë mjekësi dhe të vazhdojnë specializimin e tyre duke ju garantuar punë që vlerësohet financiarisht dhe moralisht, pasi pothuajse nuk kalon një muaj pa u rrahë ndonjë mjek brenda vendit në ndonjë spital. Siguria fizike, stabiliteti ekonomik, përkrahja shtetërore për specializim janë masat kryesore që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të ndalë ikjen e mjekëve. Pra, duhet me urgjencë të rrisin pagat e punonjësve shëndetësor më e rëndësishme se rritja e pagave për punonjësit shëndetësor është edhe rritja e buxhetit në përgjithësi për shëndetësinë dhe krijimi i kushteve nëpër spitalet publike.

Pasojat e ikjes së mjekëve?

Ikja e të gjithë qytetarëve pavarësisht profesionit apo moshës së tyre prodhon pasoja të pashlyeshme në vendin tonë, posaçërisht për qytetarët që veçmë kanë nda mendjen për të qëndruar në vend. Por, kur flasim për një ikje të tillë që është kaq e madhe e profesionistëve shëndetësor kjo ndikon në kualitetin e shërbimeve të institucioneve shëndetësore sidomos publike. Mungesa e mjekëve dhe specialisteve në fushat përkatëse krijon kaos në sistemin shëndetësor, sepse qytetarët sidomos të moshuarit përballen me probleme shëndetësore që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme.

Pasojat e ikjes së mjekëve më së mirë u kuptuar gjatë krizës pandemike, ku i gjithë vendi hyri në një krizë dhe u zu në befasi pa pas kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar me situatën e krijuar. Qytetarët në hallë kërkonin ndihmë spitalet në hallë kërkonin mjekë e infektologë, e kjo mungesë mbase nuk ishte e rastësishme por si pasojë e ikjes graduale të mjekëve që po e bëjnë në heshtje sepse e dinë që edhe po krijuan zhurmë nuk dëgjohen sërish. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Përgjigja e OpenAI ndaj agjentëve AI vjen në Janar

Story i radhës

Jo efikasitet ose biznese të dyshimta? Nga largpërçues fituam vetëm një fushë me bar

Të fundit nga