E dyta e Superiores në 3 ditë, spikasin ndeshjet në Shkodër e Elbasan!
Superiorja rikthehet të shtunën me duelet e javës së dytë.
Në program janë dy ndeshje, Kastrioti-Erzeni dhe Teuta-Bylisi, që nisin në orën 17:00.
E diela sjell të tjera ndeshje interesante, këtë herë në orare të ndryshme.
Egnatia pret Tiranën në orën 17:00.
Në mbrëmje, ora 19:30, vëmendjen e merr Vllaznia-Kukësi, një duel për t’u parë, kurse të hënën luhet takimi i fundit i javës së dytë, Partizani-Laçi.