spielberg kam ndryshuar mendim jeta jashtetokesore ekziston 6a22d57c7913e

Spielberg: Kam ndryshuar mendim, jeta jashtëtokësore ekziston

June 5, 2026
min lexim

Regjisori legjendar i Hollivudit, Steven Spielberg ka deklaruar se tani beson se jeta jashtëtokësore ekziston dhe se kjo bindje ka ndikuar drejtpërdrejt në realizimin e filmit të tij më të ri, “Disclosure Day”, që do të shfaqet në kinema më 11 qershor, raportoi AP.

Spielberg tha se për shumë vite, ka qenë i hapur ndaj mundësisë së ekzistencës së alienëve dhe se ata kanë vizituar Tokën, por nuk ishte i gatshëm ta pranonte pa patur prova bindëse.

Megjithatë, sipas tij, informacionet, raportet dhe dëshmitë e viteve të fundit e kanë bërë të ndryshojë mendim.

Filmi “Disclosure Day” bazohet pikërisht në idenë se, mund të ketë pasur kontakte mes njerëzimit dhe qenieve jashtëtokësore, si dhe në pretendimet se disa informacione rreth këtyre kontakteve janë mbajtur të fshehta për dekada.

Sipas Spielberg, ndryshe nga filmat e tij të mëparshëm për alienët, ky projekt është më i lidhur me debatet dhe zhvillimet reale që po ndodhin sot, duke reflektuar interesin në rritje për fenomenet ajrore të paidentifikuara (UFO) dhe mundësinë e ekzistencës së jetës përtej Tokës.

Filmi i ri, që vjen pothuajse 50 vjet pas “Close Encounters of the Third Kind”, trajton pretendimet për kontakte me alienët dhe fshehjen e tyre nga autoritetet.

Spielberg theksoi se ndryshe nga filmat e tij të mëparshëm fantastiko-shkencorë, këtë projekt e sheh më shumë si një pasqyrim të zhvillimeve dhe zbulimeve të epokës sonë.

Regjisori 79-vjeçar zbuloi se frymëzimi për filmin erdhi pas dëshmive të vitit 2023 në Kongresin amerikan mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), ku ish-zyrtarë të inteligjencës pretenduan se qeveria kishte fshehur programe hetimore, lidhur me këto fenomene.

Përtej temës së alienëve, Spielberg tha se mesazhi kryesor i filmit është empatia.

“Çdo film duhet të theksojë rëndësinë e empatisë, sepse ajo duket se po mungon gjithnjë e më shumë në shoqëri”, u shpreh ai.

I pyetur për të ardhmen e industrisë së filmit, Spielberg u tregua optimist, duke theksuar se publiku vazhdon të kërkojë përvojën e përbashkët të të parit të filmave në kinema, pavarësisht sfidave nga platformat streaming dhe inteligjenca artificiale.

Ndërsa i afrohet moshës 80-vjeçare, Spielberg tha se synon të vazhdojë të realizojë filma, për aq kohë sa do të gjejë histori që e frymëzojnë.

Ai zbuloi gjithashtu se projekti i tij i ardhshëm mund të jetë një film “Western”, një zhanër që ende nuk e ka eksploruar plotësisht gjatë karrierës së tij. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kancelari merz be ka bere edhe gabimet e veta nuk ka pranuar asnje anetar te ri prej 13 vitesh 6a22d4b208257
Lajmi i mëparshëm

Kancelari Merz: BE ka bërë edhe gabimet e veta, nuk ka pranuar asnjë anëtar të ri prej 13 vitesh

mickoski takohet me kancelarin gjerman merz ne tivat integrimi evropian dhe bashkepunimi rajonal ne fokus 6a22d827533b8
Lajmi i radhës

Mickoski takohet me kancelarin gjerman Merz në Tivat: Integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal në fokus

Të fundit nga

ShkoLartë