Spektakli i basketbollit 3×3 do të pushojë vetëm një ditë, pasi nga 14 deri 16 korrik organizohet FIBA 3×3 Women’s Series dhe FIBA 3×3 Challenger Prishtina, ku FBK është bashkëorganizatore e kësaj ngjarje, kurse organizatore është klubi Prishtina 3×3.
Po ashtu edhe kjo ngjarje zhvillohet në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të Prishtinës.
FIBA 3×3 Women’s Series është ngjarja numër një në basketbollin profesionist të 3×3 në konkurrencën e femrave. Edicioni filloi në maj dhe përfundon në shtator.
Për Kosovën do të paraqiten: Saranda Daci, Enisa Kamerolli, Agnesa Rrahmani dhe Sara Vraniqi.
Kjo është hera e parë që Kosova garon në FIBA 3×3 Women’s Series, ku ndeshja e parë do të jetë ndaj Holandës nga ora 17:25.